Gjykata nuk i merr për bazë masat e MSH-së

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 09:14 | Nga

Cilado masë që organet brenda Ministrisë së Shëndetësisë e marrin ndaj shkeljeve etiko-profesionale të punëtorëve shëndetësorë hidhet poshtë nga gjykata, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo jo pse një shkelje e tillë nuk ka ndodhur, por për shkak se punëtorëve në fjalë nuk u është dhënë mundësia që të ankohen në shkallë të dytë brenda institucionit që i ka ndëshkuar ata. MSH-ja që nga paslufta nuk e ka rregulluar çështjen e masave të brendshme ndaj punëtorëve shëndetësorë.

Kjo ndodh kur bëhet fjalë për vendimet për marrje apo pezullim të licencave nga Bordi Etik brenda MSH-së. Një gjë e tillë ka bërë gjykatën që të aprovojë çdo ankesë të profesionistëve shëndetësorë ndaj masave të këtij Bordi dhe t’i anulojë ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme