Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse që aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët janë edhe në garë për deputetë, të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit, t’u hiqet masa e arrestit shtëpiak gjatë fushatës zgjedhore. Lajmin e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë i Krasniqi:
Sot gjykata paska refuzuar kërkesën tonë që të lirohemi së paku gjatë fushatës elektorale për të zhvilluar lirshëm aktivitetin tonë si kandidatë për deputetë.
Por derisa gjykatat e kapura po na mbajnë nën arrest me montime, qytetarët po bëjnë fushatë për ne sepse besojnë në pafajësinë tone. Vota e tyre do të jetë dëshmi për këtë. Populli dhe historia janë gjykuesit më të rëndësishëm.