Gjykata refuzon kërkesën e Azem Sylës për përjashtimin e gjyqtarëve të EULEX-it

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 09:21 | Nga

Azem Syla dyshon se gjyqtarët e EULEX-it janë të anshëm dhe joobjektivë. Disa ditë më parë, ish-deputeti i PDK-së, i cili po gjykohet për krim të organizuar në rastin “Toka”, përmes avokatit të tij mbrojtës i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës përjashtimin e gjyqtarëve të EULEX-it nga trupi gjykues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bazuar në kërkesën që e ka siguruar “Koha Ditore”, ai ka kërkuar që të përjashtohen kryetari i trupit gjykues, Petko Petkovi, dhe gjyqtari Vladimir Mikula. Pos kësaj, ka kërkuar që të dy gjyqtarët të zëvendësohen me gjyqtarë vendorë, duke lënë të nënkuptohet se po kërkon përjashtimin e EULEX-it.

Përpos dyshimit për paanshmëri, Syla kërkesën e ka mbështetur edhe në faktin se gjyqtari Mikula tashmë është pjesë e kolegjit të gjyqtarëve në Gjykatë Speciale dhe se sipas avokatit të tij, nuk i lejohet me ligj që të angazhohet edhe në EULEX. Mirëpo të gjitha këto pretendime, sipas vendimit që e ka gazeta, janë shedhur poshtë nga gjykata. I ka vlerësuar si të pabazuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme