Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorit për Azem Sylën

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 15:48 | Nga

Avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorit të Eulexit për të ia rikthyer masën e paraburgimit Azem Sylës dhe se i njëjti do të mbrohet në liri, tasnmeton zeri.info.

“Sot Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e Prokurorit të Eulex-it më të cilën ankesë ai ka kërkuar që Azem Syla , Hajrulla Berisha dhe Nuhi Uka të rikthehen në paraburgim pas lirimit të tyre me 25 gusht 2016. Gjykata e Apelit ka konsideruar se nuk ka asnjë arsye ligjore që të ndryshohet aktvendimi me të cilin ata janë liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi është i plotfuqishëm apo i formës së prerë. Tani Azem Syla, do te mbrohet në liri deri në përfundim të procedurës penale ne rastin Toka”, ka bërë të ditur avokati Gashi.

Gjykata Themelore e Prishtinës para disa ditëve ia kishte zëvendësuar Azem Sylës masën e paraburgimit me atë të paraqitjes në polici një herë në javë.

Azem Syla është duke hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale që ndërlidhën krim të organizuar në tjetërsimin e pronave shoqërore në mënyrë të kundërligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme