Gjykata refuzon padinë e Panuccit ndaj Nishanit

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Gjykata nuk ka pranuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Cristian Panucci, kundër ish-presidentit Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”.

Këtë lajm ia kanë konfirmuar gazetës “Panorama”, avokatët e ish-presidentit Nishani.

Padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.

Trajneri Panucci, në padinë e ngritur, ishte bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil dhe ishte shprehur se i është cenuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme