Gjykata e Prishtinës sot pritet që të shpallë aktgjykimin ndaj deputetit Naser Osmanit si dhe të akuzuarve të tjerëve, lidhur me rastin e privatizimit të Fabrikës “FAN”, në Podujevë.
Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 6 persona të tjerë akuzohen në lidhje me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë.
Në kohën për të cilën akuzohet, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.