Gjykata spanjolle vendos për Alonson

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Spanjës, Xabi Alonso, është shpallur i pafajshëm për akuzat për mashtrim tatimor.

Alonso, i cili është duke punuar si trajner i ekipit B të Real Sociedadit, përballej me tri akuza kriminale kundër Thesarit Publik në vitet 2010, 2011 dhe 2012.

Prokuroria spanjolle kishte kërkuar dënim me dy vjet e gjysmë burgim për ish-mesfushorin.

Por, gjykata vendosi sot se, Alonso dhe dy të pandehur të tjerë në rastin e tij, janë të pafajshëm për krimet me të cilat rendoheshin, për shkak të mungesës së dëshmive.

Ish-ylli i Liverpoolit dhe Bayern Munich është figura e vetme e profitit të lartë ën futboll që vendosi të luftojë në gjykatë për akuzat për mashtrim tatimor, duke mos u pajtuar me gjobë.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Marcelo, Luka Modric dhe Diego Costa ishin pajtuar të paguanin gjoba në raste të ngjashme, megjithatë Alonso nuk pranoi një gjë të tillë dhe e la gjykatën të vendosë për rastin e tij. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme