Çështja e Gjykatës Speciale dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka krijuar përplasje të ashpër mes deputetes së PDK’së, Blerta Deliu-Kodra dhe asaj të LVV, Arbërie Nagavci.
Blerta Deliu-Kodra u shpreh se Kryeministri në detyrë Albin Kurti asnjëherë nuk është distancuar nga deklaratat e këshilltarit të tij Shkëlzen Gashi, të bëra ndaj UÇK’së.
Si përgjigje në Rubikon, Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje mohoi deklaratat e Blerta Deliut, duke i rikujtuar asaj se kush ishin votuesit e Gjykatës Speciale.