Gjykata themelore cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve në Gjilan

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Të dielën Gjykata Themelore e Gjilanit iu ka caktuar masën e paraburgimit tre personave pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer vjedhje në lokalin “ECC-OBET”.

Në komunikatën e Gjykatës shkruan se të dyshuarit me inicialet K.R., Sh.R., dhe B.M., duke përdorur forcën kanë kryer vjedhje në lokalin “ECC-OBET”, duke marr tetë televizorë të markave të ndryshme, një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe një shumë të hollave rreth 150 euro.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, në kohëzgjatje prej një muaji, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu në komunikatë shkruan se palët kanë të drejtë të ankohen ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme