Gjykata Themelore shpall të pafajshëm drejtorët komunalë, Naser Korça e Valon Shefkiu

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan, i ka shpallur të pafajshëm drejtorin aktual të Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça si dhe ish-drejtorin e Urbanizimit, Valon Shefkiu, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas procesit maratonik gjyqësor të filluar një vit më parë, Gjykata Themelore tashmë ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarëve në fjalë.

Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri ka deklaruar se nuk është vërtetuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën akuzoheshin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme