Gjykata vendos për dy stomatologët, në ordinancën e të cilëve ka vdekur 35 vjeçarja

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Xh.K., kurse të pandehurës H.K., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, pasi në ordinancën e tyre gjatë një trajtimi të dhëmbit ka mbetur e vdekur 35 vjeçarja.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të njëjtit dyshohet se kanë kryer dy vepra penale, “Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”.

Poashtu, në komunikatë thuhet se i pandehuri Xh.K., me datë 22.08.2023, në Ordinancën “D” në Malishevë, gjatë dhëniës së shërbimeve të kujdesit për dhëmb, ka përdorur metoda të papërshtatshme të mjekimit ndaj të ndjerës L.Sh., pasi ajo ka shkuar në ordinancë për heqjen e një dhëmbi.

Gjatë procedurës, mjeku në fjalë ka përdorur calcium, lemod-solu, alergosan, e ku pas heqjes së dhëmbit, pasi ka dalë pacientja në oborr i është përkeqësuar gjendja, dhe menjëherë është dërguar në QKMF, ku ka vdekur si shkak i metodave dhe terapisë së përdorur nga ana e të pandehurit.

“Po ashtu pa autorizim ligjor kryen trajtime mjekësore- stomatologjike, në atë mënyrë që i pandehuri si stomatolog ushtron veprimtarinë mjekësore në ordinancën gjinekologjike, pa autorizim ligjor për zhvillimin e veprimtarisë stomatologjike e ku si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme mjekësore të marruara nga ana e të pandehurit, pas trajtimit mjekësor të dhënë viktimës, e njëjta ndërron jetë, në vendin dhe mënyrën e cekur si më lartë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Tutje, gjykata ka treguar se e pandehura H.K., e cila shkollën e mesme e ka të përfunduar për rrobaqepëse, ka kryer trajtime mjekësore pa kualifikimin e duhur në ordinancë që është e regjistruar si Ambulancë Specialistike e Gjinekologjisë.

Të ngjashme