Enver Sekiraqa do të dalë para gjykatës në qershor. Gjykata Themelore e Prishtinës këto ditë e ka caktuar seancën e parë, pas afro nëntë muajsh që kur rasti është kthyer në rigjykim.
Siç i është konfirmuar “Kohës Ditore” nga Zyra për Informim, seanca është caktuar për datën 7 qershor, duke filluar nga ora 13:00. Mirëpo për këtë vendim avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi, ka thënë se nuk ka kurrfarë njoftimi.