Tre vjet janë bërë që kur ka filluar procesi gjyqësor ndaj 27 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për djegien e veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Mirëpo, vetëm dy seanca gjyqësore janë zhvilluar deri më tani. Edhe atë, pasi në vitin 2016 u patën paraburgosur shumica e aktivistëve dhe u patën sjell nga burgu drejt në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.
Këto ditë, “Koha Ditore” ka mësuar se është ndërruar edhe gjyqtari që ka qenë duke e trajtuar këtë rast dhe është caktuar një gjyqtar i ri, që nënkupton se i tërë procesi është kthyer në fillim, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale.
Që nga seanca e fundit që është mbajtur para afro dy vjetësh, gjykata më nuk ka caktuar seancë të re. Arsyet nuk janë ka bërë të ditura, por gjykata ka njoftuar gazetën se një seancë e kanë caktuar për në muajin maj.
Nisur nga praktika dhe mosgatishmëria e aktivistëve për t`iu përgjigjur ftesës së gjykatës deri më tani, gjasat për zhvillimin normal të këtij procesi janë minimale.
Tani, duke qenë se në këtë proces gjyqësor kanë dështuar dhjetëra seanca procesi nis nga fillimi, shanset për parashkrim janë reale.
Aktivistët e VV-së akuzohen për pjesëmarrje në grup, dhe sipas Kodit Penal, kjo vepër është e dënueshme deri në 5 vjet, që nënkupton se parashkrimi do të ndodhë pas 10 vjetësh.