Në seancën e datës 27.12.2024 për vrasjen që ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant” janë publikuar pamjet e kamerave të momentit kur kishte ndodhur incidenti që përfundoi me vrasjen e një personi e plagosjen dhe lëndimin e disa të tjerëve.
Në këtë proces, Andi Pajaziti po akuzohet për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore.
Pas shfaqjes së pamjeve, avokati Florent Latifaj, i cili mbron të akuzuarin Andi Pajaziti, tha se ky rast ka qenë një organizim pasi, sipas tij, në momentin kur hyn tashmë i ndjeri K.R. dhe të tjerët janë 5 persona, në tavolinën ku ulen janë vetëm 3 që do të thotë 2 persona janë në lokal por në vende të tjera.
Pamjet që u shfaqën gjatë seancës janë publikuar nga Kallxo.