Gjyqi kërkon ekspertizë psikiatrike për Marine Lepenin

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 07:59 | Nga

Me ekspertizën e politikanes të së djathtës ekstreme franceze do të konfirmohet se “a është e aftë të kuptojë se çka i thuhet dhe të përgjigjet në pyetje…” dhe se “a mund të jetë shëndeti i saj shpirtëror rrezik për publikun”.

Kryetarja e të djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen ka protestuat të enjten kundër vendimit të gjyqit, me të cilin kërkon ekspertiza psikiatrike e saj, sepse në vitin 2015 në Twitter ka publikuar ekzekutimin e një grupi xhihadist të Shtetit Islamik.

“Kjo vërtet është tmerruese. Ky regjim po fillon të përhapë frikë”, ka shkruar në Twitter kryetarja e Tubimit kombëtar (RN, isha-Fronti nacional), duke e publikuar vendimin e gjyqit për ekspertizë, transmeton gazetametro.net.

Vendimi mban datën e 11 shtatorit, ndërsa e ka marrë gjykatësja e cila zhvillon hetimin në të cilin Le Pen është akuzuar për “publikim të xhirimeve të dhunshme”. Gjykatësja kërkon që ekspertiza psikiatrike e Marine Le Pen të bëhet “sa më parë”. Sipas ligjit, vlerësimi mjekësor duhet të bëhet në hetime të këtilla.

“Kam menduar se kam të drejtë në këtë: por jo! Për shkak se në Twitter kam gjykuar tmerret e DAESH-it (emri islamik për grupin Shteti Islamik) “drejtësia” më dërgon në ekspertizë psikiatrike! Deri ku mund të shkojnë?! – është pyetur finalistja e zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017.

Me ekspertizë do të konfirmohet se “a është e aftë të kuptojë se çka i thuhet dhe të përgjigjet në pyetje” dhe se a është vepra penale “e cila i ngarkohet me plot të dhëna faktike e biografike” nga jeta e saj. Eksperti po ashtu do të duhej të vendosë se a mund të jetë shëndeti i saj shpirtëror rrezik për publikun. Në korridoret e Kuvendit popullor deputetja ka thënë se ajo nuk do t’i përgjigjet ftesës për ekspertizë. “Do të doja të shoh se si do të më detyrojë në këtë gjyqi”, ka thënë ajo.

Përkrahësit e saj në Twitter këtë vendim e kanë vlerësuar diktatorial. “Mbyllja e kundërshtarëve në ente psikiatrike ka qenë specialitet sovjetik dhe i regjimeve totalitare”, ka shkruar partneri i saj jetësor e nënkryetari i RN-së Louis Aliot.

Majtisti ekstrem Jean-Luc Melenchon ka thënë se ekspertiza nuk është e nevojshme, sepse Le Pen “përgjigjet politikisht për veprimet e saj”.

“Kjo nuk është mënyrë me të cilën do ta dobësojmë të djathtën e skajshme”, ka thënë ai.

Ministri italian e punëve të brendshme Matteo Salvini ka thënë në kumtesë: “Gjyqi urdhëron ekspertizë financiare për Marine Le Pen. Nuk kam fjalë! Solidaritet me të dhe francezëve, të cilët e duan lirinë!”

 

Të ngjashme