Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së, turp i Evropës me indiferentizmin e saj

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik dhe ish-ambasador i Kosovës, që trajton në detaje gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së e nga foltorja ai kritikoi vendimet e drejtësisë në Hagë, duke theksuar se ato po dëmtojnë Kosovën dhe luftën çlirimtare të UÇK-së.

Rama kritik u tregua edhe ndaj Prokurorisë së Hagës po përpiqet të lidhë katër ish-krerët e UÇK-së me akuzat pa prova me gjenocidin që kreu ish-Jugosllavia.

Kryeminsitri shqiptar se katër ish krerët e UÇK-së ata u armatosën kundër një pushtimi shfarosës dhe nuk u armatosën për të imponuar.

“Sot të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare janë Ratko Mladiç, që u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë së shfarosjes dhe autori i damkosur i masakrës së Srebrenicës. Dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë duke kundruar me kënaqësi se si përpëliteshin. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Hagës, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anë tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provonte asgjë të ngjashme për aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka shkelje aktiviteti i tyre dhe i UÇK-së me terrorin mbi popullsinë civile dhe spastrimin, me shënjestrimin e fëmijëve dhe të grave nga snajperët e vendosur aty me këtë qëllim apo përdhunime e varje. Ata u armatosën kundër një pushtimi shfarrosës dhe nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të mbrojtur sundimin e tyre në tokën e tyre. Ata vetë me dorën e tyre e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, por nuk është gjykatë për të vendosur mbi të akuzuarit kosovarë. Gjithçka nisi nga një raport i Dick Marty dhe u shty përpara nga përfaqësuesit e Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës”, deklaroi Rama.

Gjithë këtë Rama e quajti katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare. Ai tha se gjykata Speciale është më politike sesa gjykata e Serbisë në raport me Kosovën.

“Kjo gjykatë është edhe më politike se sa gjykata e Serbisë në raport me Kosovën. Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtete demokratike, vazhdon për turpin e tyre ta ndjekë me diferencë më të madhe këtë katastrofë; faktikisht bën që ne sot të marrim një pikëpyetje për vetën tonë se çfarë mund të bëjmë dhe duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë, por jam i sigurt që duhet të bëjmë diçka më shumë për këtë, pasi është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare, për vetë Europën dhe demokracinë, të cilën Perëndimi merr përsipër të varrosë për së gjalli 4 njerëz të pafajshëm dhe lënduar Kosovën. Atëherë ky mbetet një problem shumë i madh. Kjo është pengmarrje për arsye politike, jo të Perëndimit, siç është thënë, por të atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot: dhunën etnike të një makinerie lufte dhe luftën çlirimtare të UÇK”, tha Rama.

Ai shtoi se gjykata e Hagës për vendime të politizuara, ndërsa shtoi se presione i janë bërë dhe presidentes Vjosa Osmani. Ai theksoi se kjo gjendje kërkon masa më të qarta dhe veprime për mbrojtjen e drejtësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

 “Sot për turpin e vetë, nuk ka kurajon ta rishikojë; asnjë lloj trafiku organizativ nuk është bërë në asnjë formë. Pastaj vijoi me një gjykatë që pengoi Presidencën e Kosovës. Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës duke kërkuar aty provat e krimeve kundër njerëzimit. Për ndërgjegjen e saj dhe të Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha ai.

Të ngjashme