Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës 

| 18 Kor 2023 | 11:33 | Nga

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë.

Në ndeshjen midis Balzanit të Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati.

Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndërkaq, ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut të Moldavisë dhe La Floritës të San Marinos, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Duhet theksuar se gjyqtarët kosovarë në periudhën e fundit kanë fituar vlerësim të lartë nga UEFA për performancën e tyre.

Të ngjashme