Në një vendvotim në qytetin e Kaçanikut, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është i papëlqyer nga votuesit.
Kjo për faktin se Konjufca nuk ka arritur të marrë asnjë votë, shkruan Insajderi.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vendvotimin me numër 0719D/02D në Kaçanik, Konjufca rezulton se i ka 00 vota.
Ndërsa, Vjosa Osmani, e cila është e rënditur me numër 2 në listën e VV-së, ka marrë 86 vota.
Nga votat e Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik, Osmani ka marrë në secilin vendvotim me shumë vota se sa Konjufca. Ndërsa në total Osmani ka marrë 5763 vota, kundrejt Konjufcës i cili ka marrë 3566 vota.