Ministri i ri i MPJ-së, Glauk Konjufca, ka pasur një “incident” me karrigen gjatë pranim-dorëzim të detyrës nga Behgjet Pacolli.
Karrigen ku ishte ulur Konjufca nuk e mbajti “hidrauliku” dhe u ul papritmas më poshtë. Megjithatë ky moment i sikletshëm kaloi me të qeshura mes të pranishmëve në sallë.
Konjufca e mbajti detyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për më shumë se një muaj, por u detyrua ta lërë pas arritjes për bashkëqeverisje ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.