Gjatë muajit të kaluar, Mercedesi zyrtarisht ka lansuar gjeneratën e re të modelit GLE. Fjala është për modelin tërësisht të ri i cili ka zëvendësuar modelin ML.
Në fakt, priten versione të reja dhe njëri nga ta është edhe PHEV, ndërsa versioni plug-in hibrid pritet të arrijë gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. Modeli në version PHEV thuhet se do të mund të udhëtojë rreth 100 kilometra vetëm me motor elektrik.
Ola Källenius, menaxheri suedez në Daimler AG, ka njoftuar se Mercedesi tani për tani ofron modele hibride që mund të kalojnë rreth 30 deri në 50 kilometra vetëm me motor elektrik, ndërsa GLE i ri do të jetë modeli i parë që mund të udhëtojë rreth 100 kilometra.
Källenius nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje sistemin e tërheqjes së GLE-së së re, por sipas disa burimeve thuhet se ky model i ri mund të vijë edhe me motor dizel.