Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) njofton se do të dorëzojë padi për ‘mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe kompensim të dëmit’
Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS dhe dy qytetare të Republikës së Kosovës do të paraqesin padi për, siç thuhet, mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe kompensim të dëmit në rastin e qenve endacakë.
Bëhet e ditur se GLPS dhe dy qytetaret e dëmtuara konsiderojnë se nga mosveprimi i organeve shtetërore për trajtimin e problemit të qenve endacakë u janë shkelur të drejtat e tyre dhe se detajet do t’i shpalosin të mërkurën gjatë konferencës për media.