Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për medie mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”, raporton Ekonomia Online.
Lirika Agusholli nga GLPS-ja tha se Qeveria Kurti II për këto 100 ditë ka shënuar një shkallë prej prej 5.5% nga 10 në total.
Ndërsa në fushën e planifikimit dhe koordinimit Agusholli tha se ka shumë ngecje dhe se ka nevojë për përmirësime.
“Këtë ne e vlerësojmë me 4 pikë punën e qeverisë në këtë drejtim marrë parasysh qe programi qeverisës është votuar nga qeveria rreth dy muaj pas marrjes së mandatit. Transparenca e përgjithshme, ne këtë drejtim Qeveria ka shënuar një vlerësim me notë 6.5”.
Ndërsa Arbër Fetahu tha se GLPS-ja me shqetësim e ka parë ndarjen e 6 milionë eurove vetëm për sektorin privat.
Fetahu shtoi se subvencionimi i kartonit të gjelbër për veturat me targa të huaja po e varfëron xhepin e qytetarëve.
Ndërsa Qeveria po cilësohet e ngadaltë për të përmbushur agjendën legjislative për vitin 2021.
Ai tha se Qeveria deri më tani nuk ka arritur që shumicën e objektivave dhe masave ekonomike t’i përfundojë në tre mujorin e parë.
“GLPS e sheh me shqetësim që deri me tani vetëm 6 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e sektorit privat të prekur nga pandemia. Ajo qe e varfëron xhepin e qytetarëve është subvencionimi i kartonit të gjelbër për veturat me targa të huaja”.
“Agjenda legjislative është tjetër ambicioze dhe afatet kohore nuk janë realiste. Kur krahasohet me agjendat legjislative të pesë vjetëve të fundit, Qeveria Kurti II ka numrin më të lartë të iniciativave të reja për të ndryshuar plotësuar ligjet. Sa i përket performancës në këtë fushe, qeveria mbetet e ngadaltë në ritmin e saj për të përmbushur agjendën legjislative 2021”.
“Vetëm 14.5 për qind e agjendës legjislative është përmbushur ose iniciuar dhe do te jetë e pamundur të zbatohet tërësisht deri në fund të vitit”, ka thënë tutje ai.