Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Zgjedhja mes shumë dhe disa ministrive: Implikimet e ristrukturimit të Qeverisë së Kosovës dhe arsyeshmëria për zvogëlimin e fushëveprimit organizativ të saj në mënyrë të konsiderueshme”.
Kjo tryezë diskutimi e cila do të mbahet ditën sot ka për qëllim të vë në diskutim ristrukturimin e Qeverisë së Kosovës, dhe arsyeshmërinë prapa vendimit që Qeveria e Kosovës të ketë 15 ministri.
Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj një raport të shkurtër, i cili argumenton, nën përspektivën e GLPS-së, implikimet kryesore që dalin nga ky vendim, modelet e mundshme të ristrukturimit të qeverisë, si dhe funksionalitetin e qeverisë pas ristrukturimit.
Gjithashtu, duke e parë si të domosdoshme, GLPS do ofroj edhe një listë rekomandimesh të cilat synojnë ta ndihmojnë qeverinë në procesin e rioarganizmit/zvogëlimit të ministrive.
Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah se cilat janë përfitimet, mangësitë, sfidat dhe pritjet nga ristrukturimi i qeverisë.
Po ashtu, si temë thelbësore do të jetë funksionaliteti i qeverisë, si dhe sistematizimi i shërbyesve civilë potencial, me theks të veçantë tek shërbyesit civilë në pozita menaxheriale.