Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka analizuar programet politike të partive më të mëdha në vend, dhe ka hartuar dokument, me të cilin, GLPS jep vlerësimin e përgjithshëm për programet e partive të ndarë në grupe të veçanta sipas sektorëve kryesor të politikave publike.
Thënë këtë, GLPS konstaton që programet zgjedhore të partive politike më të mëdha në vend, konkretisht të a) Lëvizjës Vetëvendosje! (LVV), b) Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), c) Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe d) Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kryesisht, nëse jo në tërësi, karakterizohen si në vijim:
Të gjitha programet janë përsëritje e masave të premtuara në zgjedhjet e kaluara. Këto programe nuk paraqesin asnjë risi ose mënyrë konkrete për adresimin e problemeve sistematike në vend.
GLPS vlerëson që një qasje e tillë, është provë konkrete që partitë politike nuk i kanë të qarta prioritetet e tyre, gjë e cila do vështirësoj qeverisjen e bazuar në prioritete.
GLPS ka bërë analizim e programeve të këtyre partive politike me fokus në fushën e sundimit të ligjit, politikës së jashtme, ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë. Ky vlerësim është i paraqitur në tabelat më poshtë: