GLPS kërkon miratimin e Ligjit për Qeverinë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 12:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, sot mbajti tryezë diskutimi me temën ‘Si ta zvogëlojmë strukturën qeveritare’.

Në këtë tryezë ata prezantuan të gjeturat si dhe rekomandimet për Qeverinë, për përshpejtimin e procedurave për miratimin e Ligjit për Qeverinë, për të rregulluar strukturën qeveritare dhe fushat e përgjegjësisë brenda zyrave dhe ministrive të Kryeministrit.

Nga GLPS, Abana Rexha, tha se shumë ministri në Kosovë kanë një nivel të ulët të përgjegjësive për politikëbërje për çështje të ndryshme të politikave

“Ky raport rekomandon një koordinim efektiv dhe efikas institucional, efikasitet të punës në administratën publike. Secili mandat i qeverisë i Kosovës duhet të ketë pak premtime të caktuara fiskale, përfshirë çështjet e jashtme, çështjet e brendshme, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, drejtësinë dhe përfitimet sociale. Duhet të zhvillohet një plan ristrukturimi qeveritar në përputhje me modifikimet e mëposhtme të rindërtimit”, ka thënë Rexha, raporton Ekonomia Online.

Siç tregon analiza në këtë raport, shumë ministri në Kosovë kanë një nivel të ulët të përgjegjësive për politikëbërje,  për çështje të ndryshme të politikave, ka një koordinim të dobët në mes të ministrive.

Ndërsa,  Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë prezantimit të raportit për zvogëlimin e strukturës qeveritare, tha se dikasteri i cili ai e udhëheq përkrahë studimet e analizave të cilat adresojnë nevojën për racionalizimin e administratës shtetërore .

“Ne si Administratë Publike në përputhje të obligimeve kemi punuar në racionalizimin e disa agjencive të pavaruara. Shumë shpejt do fillojmë me qendrat e shërbimeve publike. Unë si ministër e përkrah studimin analizave qe adresojnë nevojën për racionalizimin e administratës. Ne duhet të zgjidhim problemet në kaosin aktual, si rregullimin e pagave si dhe rregullimin dhe performancën ne sektorët publik”, ka thënë Yagcilar.

“Rregullimi i institucioneve shtetërore, ministrive dhe agjencive të pavarura rregullohen me ligjin për rregullimin e Administratave Shtetërore”.

“Këtu është i rëndësishëm ligji për Qeverinë si dhe ligji për inspektim. Administrata publike duhet të jete më efikase”.

 

 

 

Të ngjashme