Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), të premten ka prezantuar të gjeturat e vlerësimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë – edicioni i katërt, bazuar në Listën Kontrolluese të Sundimit të Ligjit të miratuar nga Komisioni i Venecias, raporton Ekonomia Online.
Raporti që është prezantuar mbulon periudhën nëntor 2022 – prill 2023, ku nota mesatare e përmbushjes për Kosovën ka shënuar 51.76 për qind.
Donik Çeta nga GLPS, tha se sipas të dhënave të Raportit është gjetur se ka ngecje në performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e parimeve të Komisionit të Venecias.
Sipas saj në kategoria barazia para ligjit ka shënuar rezultat prej 70 për qind, kurse kategoria Parandalimi i keqpërdorimit të pushtetit shënoi rezultatin më të ulët prej 37.5 për qind.
Kurse te kategoritë e tjera si ligjshmëria përmbushja ishte 40%, siguria juridike 53.12% dhe te qasja në drejtësi përmbushja ishte 58.2%.
“GLPS këtë vlerësim e bën në baza periodike, ku vlerësohet zbatimi i ligjit nga pikëpamja e dispozitave kushtetuese, ligjeve, si dhe akteve nënligjore bazuar në pesë kategoritë, te cilat i përmban kjo listë, e që janë: Ligjshmëria, Siguria juridike, Parandalimi i abuzimit (keqpërdorimit) të pushtetit, Barazia para ligjit dhe mosdiskriminimi dhe Qasja në drejtësi. Në këtë raport të fundit është gjetur se ka ngecje në performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e parimeve të Listës së Komisionit të Venecias”, tha Çeta.
“Ne periudhën nëntor 2022 – prill 2023 nota mesatare e përmbushjes për Kosovën ka shënuar 51.76%, që do të thotë se Kosova ka shënuar përsëri një note mbi ‘notën kaluese’, që nuk ka shumë dallim me vlerësimin për periudhën paraprake (maj-tetor 2022). Nga pesë kategoritë e vlerësuara, kategoria – Barazia para ligjit ka shënuar përsëri pikët më të larta, me një rezultat prej 70 për qind e cila mbeti me pikë të njëjta sikur në vlerësimin e kaluar. Nga ana tjetër, kategoria Parandalimi i Abuzimit (Keqpërdorimit) të Pushtetit shënoi përsëri rezultatin më të ulët duke shënuar 37.5 për qind përmbushje, pa pësuar ndryshim të pikëve nga vlerësimi i kaluar”, tha tutje Çeta.
“Të gjitha kategoritë e tjera, Ligjshmëria (40%), Siguria Juridike (53.12%), Qasja ne Drejtësi (58.2%) shënuan një rezultat mesatar, i cili është analizuar në këtë raport. Megjithatë, kategoria Ligjshmëria dhe Siguria Juridike ka pësuar një rënie të pikëve në krahasim me vitin e kaluar. Vlen të theksohet, që në krahasim me vlerësimin e kaluar është paraqitur një rënie prej 48 për qind e përmbushjes”.
Liridon Salihi nga GLPS, tha se Kosova vazhdon të përballet me sfida dhe probleme në sektorin e drejtësisë, të cilat paraqiten pothuajse në secilën prej shtyllave të Listës Kontrolluese të Sundimit të Ligjit, raporton EO.
“Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi është vlerësuar si pak i zbatueshëm ne praktike. Sfida të shumta paraqiten në mbrojtjen e te drejtave të personave me aftësi të kufizuar, ku gjatë kësaj periudhe ka pasur reagime të shumta për rivlerësimin e personave me aftësi te kufizuar për arsye se pavarësisht dokumenteve mjekësore ju është mohuar e drejta në kompensim sipas atij vlerësimi”.
Rekomandimet e dala nga rezultatet e raportit janë që Institucionet publike: