Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në raportin e saj për 100 ditëshin e qeverisjes së Avdullah Hoti, ka vlerësuar se kjo qeveri nuk ka marrë asnjë iniciativë serioze për çkapjen e shtetit, raporton Ekonomia Online.
Qeveria Hoti, sipas Drejtoreshës ekzekutive të GLPS-së, Arbëresha Loxha, nuk ka arritur të mbajë premtimin për kabinet të vogël qeveritarë.
Ajo në një konferencë për media theksoi se koalicioni është i përçarë në disa pika.
“LDK pati premtuar një qeveri të vogël më 12 ministri por e njëjta nuk e mbajti fjalën dhe dyfishoj numrin e zëvendësministrave, koalicioni dëshmoj se s’ka dakordim në disa pika. Për shkak të mungesës së shumicës parlamentare kjo po ndikon në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Çka do të ndodh më ligjin e pagave”.
“GLPS vlerëson se nuk ka pasur asnjë iniciativë serioze për çkapjen e institucioneve të drejtësisë. Nuk kemi pse ne të hartojmë reformë të drejtësisë, ku subjekt i reformës do të jenë krerët e drejtësisë. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zvogëluar shpenzimet”, ka shtuar Loxha.
Tjetër dështim sipas Njomza Arifit, i Qeverisë Hoti ka qenë menaxhimi jo i mirë me pandeminë, si dhe mos uniteti i skemës për Dialogun më Serbinë.
“Gjatë njëqind ditëve të para të qeverisë Hoti, Kosova ka qenë një nga vendet më vdekjeprurëse në botë për koronavirusin. Numri i pamjaftueshëm i testimeve, mungesa e gjurmimit të kontakteve, strategjia e mangët e komunikimit, mungesa e kontrolleve të çmimeve për ilaçet janë disa nga vendimet që çuan në numrin e lartë të infeksioneve dhe vdekjeve gjatë 100 ditëve të para”.
” Qeveria Hoti ka dështuar të krijoj unitet, koordinim të partive politike për çështjen e dialogut me Serbinë dhe konsensus te pergjithshem të spektrit politik”.
Komunikata e plotë e GLPS-së:
𝐌𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐇𝐨𝐭𝐢Përkundër faktit që në planin e saj elektoral LDK ka premtuar qeveri të vogël me 12 ministri dhe 24 zëvendësministra, e njejta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave (perkatësisht nga 24 në 46), si dhe ka shtuar 2 ministri në krahasim me qeverinë e kaluar. Me emërimin e 46 zëvendësministrave, Qeveria Hoti u bë kabineti me numrin e dytë më të lartë të zëvendësministrave në Kosovë në 13 vitet e fundit. Rritja e numrit të zëvendësministrave nuk ndoqi ndonjë logjikë qeverisjeje, por ajo u përdor më së shumti për të kënaqur apetitet e partnereve të koalicionit. Kështu, ka ministri, si Ministria e Kulturës dhe Ministria e Ekonomisë, që kanë nga 5 zëvendësministra, arsyeshmëria e ekzistencës së të cilëve asnjeherë nuk është arsyetuar siç duhet.Kabineti i qeverisë Hoti karakterizohet me pabarazi të lartë gjinore si në pozitat ministrore ashtu edhe në pozitën e zevendësiministrit. Nga gjithsej 16 ministra, ka vetëm 3 gra në këtë pozitë, kurse nga 46 zëvendësministra, vetëm 8 janë gra.Koalicioni ka shpërfaqur një dobësi serioze të funksionimit të brendshëm, me mungesë të konsensusit për çështje bazike siç janë politika e jashtme, Dialogu, apo edhe mënyra e shpenzimit të buxhetit sikur që është rasti i financimit të ndihmës juridike për të akuzuarit e Gjykatës Speciale; Mungesa e koncensusit të brendshëm është gjithashtu e vërejtshme sa i perket rolit të kryeministrit në procesin e dialogut, meqenëse së paku njeri nga partneret e koalicionit ka kundershti mbi diskrecionin e tij për të ushtruar funksionin epror sipas kompetencave kushtetuese;Koalicioni gjithashtu po deshmon nje shpërqendrim të theksuar sa i përket axhendës qeveritare në shume fusha, siç jane arsimi, shëndetesia, investimet publike, etj. Ka një tendencë të vazhdueshme të partnerëve më të vegjël të koalicionit për të shtyer vendime të anshme politikisht, dhe qe eventualisht përbejnë tendenca klienteleske ndaj elektorateve të tyre.Për shkak të mungesës së një shumice parlamentare, qeverisë iu deshën dy muaj për të miratuar rishikimin e buxhetit, për të ekzekutuar pagesa nga pakoja e emergjencës, për të ratifikuar kreditë ndërkombëtare dhe për të elaboruar politikat e paketës së rimëkëmbjes. Qeveria nuk ka ofruar ende një perspektivë të qartë qeverisëse ndaj disa sferave te sektorit publik, si: çfare do te ndodh me ligjin e ri te pagave? Si do të financohen projektet e infrastrukturës publike dhe mbi cfare kriteresh do të zbatohen ato? A do të ketë një sistem merite për emërime në pozita të larta, sidomos në fushat siç janë ndërmarrjet publike apo agjencitë ekzekutive.𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐇𝐨𝐭𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐮𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭Qeveria ka deshmuar një mungesë serioze të axhëndes në fushën e sundimit të ligjit; nuk është ndërmarrë asnjë iniciative që realisht ka kontribuar ne ç’kapjen e institucioneve nga politika.Për më tepër, kthimi në detyrë i disa sekretareve të përgjithshem që kanë pasur probleme me kredibilitetin e tyre ligjor është gjithashtu problematik. Iniciativa e zhvendosjes së vetingut nga prioriteti në një aktivitet anësor është tejet shqetësuese. Për me tepër, plani i Ministrisë së Drejtësisë për të hartuar – pa ndonjë nevojë – një reformë në sistemin e drejtësisë duke involvuar vet krerët e këtij sistemi është një paradoks. Emërimi i figurave të larta të sistemit të drejtesisë në Komisionin e Jurisprudences është qartazi tendencë klienteliste, dhe dëshmon qartazi konceptin kapës ndaj sistemit të drejtësisë;Nuk ka një plan të qartë antikorrupsioni, dhe një gje e tillë nuk përben aspak prioritet qeveritar. Qeveria nuk ka dëshmuar ndonjë masë për të zvogeluar shpenzimet, për të sanksionuar të korruptuarit, për të reformuar administraten publike, etj.𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐧𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐂𝐎𝐕𝐈𝐃𝟏𝟗Gjatë njëqind ditëve të para të qeverisë Hoti, Kosova ka qenë një nga vendet më vdekjeprurëse në botë për koronavirusin. Numri i pamjaftueshëm i testimeve, mungesa e gjurmimit të kontakteve, strategjia e mangët e komunikimit, mungesa e kontrolleve të çmimeve për ilaçet janë disa nga vendimet që çuan në numrin e lartë të infeksioneve dhe vdekjeve gjatë 100 ditëve të para.Qeveria dështoi të sigurojë dhe subvencionojë testimin për popullatën e përgjithshme duke kufizuar testimin vetëm për njerëzit me simptoma të forta dhe testime selektive të figurave publike. Shumë të tjerë me simptoma më të lehta nuk mund të testohen fare. Për shkak të numrit të lartë të rasteve, gjurmimi i kontaktit ra plotësisht, duke e bërë të vështirë gjurimin e vatrave te reja të infektimit.𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐇𝐨𝐭𝐢, 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮 𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞Qeverisë Hoti i mungon një platformë për dialogun me objektiva dhe qëllimet konkrete rreth konkludimit të procesit. Rifillimi i dialogut është shoqëruar me mungesë transparence nga ekipi i Kosovës. Rezultatet nga takimet e para janë të paqarta, nuk ka transparencë nga takimet në Bruksel dhe ato në Uashington. Shpesh ka pasur një ndarje brenda koalicionit qeverisës për dialogun në përgjithësi. Qeveria Hoti ka dështuar të krijoj unitet, koordinim të partive politike për çështjen e dialogut me Serbinë dhe konsensus te pergjithshem të spektrit politik.Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme ka kthyer praktikat e dëmshme diplomatike të cilat vazhdojnë të jenë rezultat i politizimit, nepotizmit, në shërbim të interesave të ngushta dhe në dëm të efikasitetit dhe kontributit të perfaqesuesve diplomatikë të Kosovës.Për më tepër, vendimi për të rekrutuar nëpunës të rinj u bë mbi praktika klienteliste. Kishte mungesë të një analize të situatës së mëparshme të ministrisë në përgjithësi dhe ambasadave (shërbimit diplomatik) të Kosovës. Vendimi u shërbeu partive në pushtet për të mbushur shërbimin diplomatik me nepunës te rinjë dhe pa arsyetuar nevojën. Si pasojë, ky vendim është një vazhdim i degradimit të shërbimit diplomatik, i cili aktualisht është i mbingarkuar dhe nuk ka fare nevojë për rekrutime të tilla.