Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në një konferencë për media ka thënë se Raporti i Progresit për vitin 2020 nuk përmban ndonjë risi, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha ekzekutive Arbresha Loxha Stublla tha se raporti nuk thekson asnjë adresim serioz në proceset integruese.
“Konsiderojmë që qasja e Qeverisë neglizhente do të vazhdojë të mbetet e njëjta. Raporti nuk vëren asnjë adresim serioz që menaxhon procesin integrues. Kjo është një dëshmi që Qeveria ushtron një mandat që mirëmban status qou. Çdo Qeveri ka një reformë të thellë strukutore ndërsa Kosovës i mungon një gjë e tillë”.
Tutje ajo tha se Kosova vazhdon të mos ketë stabilitet institucional.
“Raporti thekson karakterin e dobët përfaqësimin e gruas në sistemin vendimmarrës. Pakoja e tri ligjeve ka qenë kërkesë e komisionit evropian”.
Ndërsa menaxherja e programeve Njomza Arifi, tha se raporti vë në dukje strukturën e dobët të ministrive. Sipas saj raporti konstaton mungesën e miratimit të ligjeve dhe dobësi në punën e komisioneve.
“Megjithatë raporti thekson se ka pasur progres në menaxhimin e migrimit apo edhe potencialit në mënyrë të paligjshme për zonën mini shengen. Mungesa në Kuvend është sa përket mos kalimit të shumë ligjeve. Dobësi është vërejtur edhe në funksionimin e komisioneve parlamentare”.
Poashtu ajo tha se edhe tek shpenzimet publike ka rënie edhe të buxheti, raporton EO.
“Raporti tregon edhe sa i përket të bërit biznes dhe kuadrit financiar të partive politike sepse janë duke bërë shkelje duke mos i bërë publike raportet zyrtare”.