GLSP: Institucionet s’kanë qenë serioze në zbatimin e ERA-s, u realizuan 39 % e veprimeve

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 11:51 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në një konferencë për medie kanë prezantuar të gjeturat nga monitorimi mbi temën: “Zbatimi i objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2017?”.

Sipas rezultateve të këtij monitorimi, Qeveria dhe institucionet nuk kanë qenë serioze gjatë zbatimit të plani të ERA-s, raporton Ekonomia Online.

Delfinë Elshani, nga GLSP, bëri të ditur se në total plani i ERA-s përfshin 22 masa, me 149 veprime. Ajo tha se 39 për qind prej tyre janë realizuar, rreth 47 për qind janë realizuar pjesërisht dhe 14 për qind nuk janë realizuar.

Ajo tha se rezultat jo të mira prishin imazhin e Kosovës në Evropë. Ajo shtoi se nevojitet një vëmendje de përkushtim më i madh për plotësuar kushtet.

“Me hyrjen në fuqi të MSA Kosova ka marrë obligime për sipër. Qëllimi i agjensia është përshpejtomi o zbatimit të MSA. Dihet të merren hapa në zbatimin e ligjit. GLSP, GAP dhe PIPS kanë monitoruar planin e zbatimit të veprimeve. Ku plan fokusohet në qeverisjen e mire dhe sundimin e ligjit. Sfidë janë pavarësia she llogari dhënia e gjyqësorit, luftimi i krimit edhe korrupsionit. Nga 35 veprime janë zbatuar 24 prej tyre. Objektivat që nuk janë zbatuar janë hartimi i pakos”.

Fusha e dyte fokusit në konkurrueshmërinë dhe klimën e investimeve. Në vitin 2017 janë 27 janë zbatuar. Fusha e tretë fokusohet në punësim dhe arsim, fokusohet ne vendet e punës për gratë dhe te rinjtë de programe të mira për mësimdhënësit. Ne këtë fushë përfshihen 32 veprime, 6 prej tyre nuk janë realizuar.  Në total plani i ERA-s përfshin 22 masa, me 149 veprime, 39 për qind  prej tyre janë realizuar, rreth 47 për qind pjesërisht dhe 14 për qind nuk janë realizuar”.

“Qeveria dhe institucionet nuk kanë qenë serioze gjatë zbatimit të plani të ERA-s. Duhet një vëmendje de përkushtim më i madh për të plotësuar kushtet. Rezultatet jo të mira prishin edhe imazhin e Kosovës në nivelin evropian. I bëjmë thirrje Qeverisë dhe ministrisë së Integrimit që t’i zbatojnë obligimet që i marrin përsipër. Disa prej ngecjeve janë në hartimin dhe miratimin e ligjeve mund të themi se edhe Kuvendi ka ngecur në implementimin e kërkesave”.

Njomza Arifi, nga GLSP, tha se rezultatet jo të kënaqshme janë si pasojë e mungesës së vullnetit politik, raporton EO.

“Rezultatet vijnë si pasojë e një pune një vjeçare me institucione, ku kemi kërkuar informacione të sakëta. Rezultatet një janë në nivelin. E kënaqshëm, kjo ndoshta si pasojë e mungesës se vullnetit institucionale. Zbatimi i ERA-s është i rëndësishëm në rezultatet e MSA-së”.

Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Kosovës në përmbushjen e këtyre obligimeve, për vitin 2017.

ERA përcakton prioritetet afatshkurtra për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja në fushat e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve, dhe punësimit dhe arsimit.

Të ngjashme