GLSP: Vendimi i Apelit për hidrocentralet në Deçan kundër interesit publik

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 14:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike në kuadër të Grupit për Studime Politike dhe Juridike ka mbajtur konferencë për media në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin është hequr masa pezulluese ndaj hidrocentraleve në Deçan, raporton Ekonomia Online.

Alba Dushi, nga kjo Qendër tha se vendimi i Apelit për hidrocentralet në Deçan kundër interesit publik.

Duke shtuar se Gjykata e Apelit nuk e trajtuar lëndën e GLPS-së.

“Në rastin e hidrocentraleve në Deçan, Gjykata e Apelit ka vendosur kundër ambientit dhe qytetarëve duke vlerësuar më lartë interesin e kompanive private sesa interesin publik. Gjykata e Apelit ka hequr masën pezulluese në Deçan. Gjykata ka konstatuar se do t’i shkaktoj dëm KELKOS energji”.

“Nëse do ta fitonte lëndën kjo gjë nuk duhet të jetë e mundur. Investimi që është bërë është minimal. Gjykata e Apelit ka konstatuar se dëmi i KELKOS do t’i ndikonte qytetarëve të Deçanit. Gjykata ka konstatuar se pezullimi është kundër interesit publik të qytetarëve kur marrim parasysh degradimin e ambientit. Me këtë vendim Gjykata e Apelit ka shkelur të drejtat e qytetarëve. Për momentin ekzistojë dy procedura në gjykatë, padia e baronëve të Deçanit dhe padia e ushtruar nga GLPS-ja. Gjykata ka vendosur ta hedhë poshtë padinë nga GLPS-ja”.

“Gjykata e Apelit nuk e trajtuar lëndën e GLPS-së. Ankesa jonë është bërë në fillim të shkurtit. Kështu mund të themi se Gjykata e Apelit e ka parë më urgjente ankesën e KELKOS-it ndërsa ankesën e GLPS nuk e ka marrë parasysh fare”.

Arbër Fetahu nga kjo organizatë, tha se vendime të tilla vënë në pah nevojë për vetting, raporton EO.

“Edhe pse interesi publik duhet vënë gjithmonë përpara interesit privat të kompanive Gjykata e Apelit duket se e mbështet këtë të fundit”.

“Vendime të tilla vënë në pah nevojë për vetting të gjyqtarëve në Kosovë. Për këtë arsye qendra për rate gjyqësore do të paraqesë ankesë ndaj Gjykatës së Apelit”.

Të ngjashme