GMK-ja sjellë ekspozitën “Histori personale përmes pikave”

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 12:19 | Nga

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës më 15 qershor 2017 në ora 19:00, bëhet hapja e ekspozitës së radhës e titulluar “Histori personale përmes pikave” e piktores Valbona Karabaxhaku – Dërdovski.

Kjo ekspozitë përmban punime të realizuara në një teknikë tëveçantë e cila njihet si “arti aborigjen” dhe punohet me shkopinj shumë të hollë për të formuar pika prej më të voglave deri te ato më të mëdha.

Arti aborigjen me pika, në historinë e artit botëror njihet si pjesë unike dhe integrale e artit vizual. Ngjyrat janë prej dheu si e kuqe, okër, e verdhë dhe e zezë dhe përbëjnë katër ngjyrat kryesore të këtij lloj arti i cili origjinën e ka tek vendësit australian.

Kuratorja e ekspozitës, Arbana Hajredinaj, shprehet se artiaborigjen me pika si teknikë është mjaftë e vështirë.

“Nuancat e ngjyrave nuk radhiten sipas koloritit por ato formësojnë dhe harmonizohen përmes ngjyrave të ndryshme [….] dhe këtë harmonizim të kontrastit Valbona Karabaxhaku – Dërdovski e bën shkëlqyeshëm”, vazhdon tutje Hajredinaj.

Valbona Karabaxhaku – Dërdovski vjen nga Prizreni. Ka mbaruar studimet e larta në Turqi, gjithashtu shkollën për piano dhe violinë. Përmë shumë se dy dekada ështëmarrë edhe me artin e stilistes.

Ekspozita financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj – Shala, koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.

Me këtë ekspozitëe cila do të qëndroj e hapur një muaj, Galeria e Ministrisë së Kulturës përmbyll pjesën e parë të programit artistik për vitin 2017.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme