Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda pasi u godit aksidentalisht me veturë nga një burrë në Gjakovë.
Policia njofton se rasti ndodhi në rrugën ‘Mit’hat Frashëri’, rreth orës 11 derisa ishte duke drejtuar veturën në lëvizje mbrapa nga pakujdesia ka goditur një biçikletë me vozitës fëmijën,
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë në kokë), është dërguar për tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në QKUK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.