Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.
Me këtë rast personi që ka goditur me veturë motoçikliteten ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë së Kosovës.
“Sot, më 19.09.2020, rreth orës 14:15, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku (godit dhe ik). Të përfshira janë një veturë dhe një motoçikletë, vetura ka ikur nga vendi i ngjarjës. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Njësiti policor ka dal dhe po merret me rastin”.