Është goditur nga motoçikleta një vajzë të vogël në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “William Walker”.
Sipas raportit të Policisë fëmija nuk e mbanë mend as llojin e as ngjyrën e motoçikletës.
Policia gjithashtu njofton se vajza e goditur nga motoçikleta ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare –fëmijë, është goditur nga një motoçikletë për të cilën nuk e mbanë mend as llojin e as ngjyrën e motoçikletës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Tutje, policia njofton se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hapet dhe rasti ndaj prindërve te viktimës për moskujdesje ndaj fëmijëve.