Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Çagllavicë rreth orës 12 një këmbësor është goditur për vdekje nga ngasësi i një automjeti, raporton Gazeta Express.
Sipas raporti 24-orësh të policisë shoferi duke ngasur në mënyrë të pakontrolluar makinën ka goditur këmbësorin dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë në QKUK.
“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet më raportin e Policisë.