Një person ka vdekur në Pejë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët edhe kanë dhënë detaje për rastin, shkruan lajmi.net.
“Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhurnjë aksident trafiku me fatalitet”, thuhet në komunikatë.Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima).
“Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, thuhet më tutje në njoftim.Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor.Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.
Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.