Në fshatin Sekiraq të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësore.
Shoferi derisa ishte duke drejtuar veturën me targa të Austrisë, dyshohet nga pakujdesia ka goditur një femër këmbësore, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe është liruar.