Goditi fëmijën me lugë në kokë, ngrihet kallëzim penal ndaj edukatores

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Pas procedurës hetimore, prokurori publik nga PTHP Shkup sot ngriti kallëzim penal kundër një personi për dhunë ndaj fëmijës.

“Më 01.09.2021, e pandehura 48-vjeçare, punonjëse në çerdhen në Autokomandë në Shkup, ka sulmuar fizikisht një fëmijë, që është lënë për kujdes në çerdhe”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Ata shtojnë se derisa është ngrënë ushqimi në grup, e pandehura, me lugë të metaltë, ka goditur fëmijën në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në njoftimin e prokurorisë tregohet si ka ndodhur ngjarja.

“Derisa është ngrënë ushqimi në grup, e pandehura, me lugë të metaltë, ka goditur fëmijën në kokë, duke i shkaktuar lëndime në trup”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./alsatm

Të ngjashme