Goditje kuqezi në Austri, boksieri shqiptar e rrahu serbin

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Shqiptarët e Austrisë kishin arsye të festonin në fundjavën që shkoi.

Boksieri nga Kosova, Driton Muharremi e ka regjistruar një fitore të madhe dhe speciale në meçin e tij të radhës.

Ai e rrahu kundërshtarin serb me pasaportë austriake, Nikola Savic, në një meç që zgjati tri runde në peshat e rënda.

Meçi u zhvilluar më 1 korrik, respektivisht të shtunën që shkoi në Linz të Austrisë në kuadër të organizimit “Creed Fight Nights”.

Muharremi u vesh me flamur të Kosovës derisa e mori vendimin e shpalljes fitues, ndërsa afër në ring prezent ishte edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Të ngjashme