Goditjen më të madhe VV-së në zgjedhjet e radhës mundet me ia dhanë LDK-ja!
Shumica e votuesve të VV-së në zgjedhjet e 2021 paraprakisht kanë qene votues të LDK-së. VV e di se pellgu i peshkimit të saj është kryesisht LDK.
Mu per kete fakt, ne prag te zgjedhjeve edhe sulmet e orkestruara kundrejt Vjosa Osmanit te eksponentëve qe i japin llogari VV-se janë zbehur. Edhe deridje vartësja e Presidentes në partine Guxo, Gërvalla ka pushuar sulmet nga koncertet per Presidenten.
Paraqitja ne publik, ne ndeshje futbolli te kryeministrit Kurti ne mes Presidentes dhe Ministres se jashtme tregon per deshirën per te percuar tek elektorati cilesine e raportit ndermjet atyre qe “ngrehin” vota nga LDK për VV-në, duke pretenduar ne ‘perfaqësuesit’ e LDK’se ne VV.
Në këtë frymë është edhe komunikimi transcendent i Gërvallës me Presidentin Rugova. Gjithsesi kjo paqe me Presidenten do pushojë njëanshëm sapo të përfundojnë zgjedhjet nacionale.