Për të ardhur te Plani Franko-Gjerman, kusht është Asociacioni/Zajednica.
Kryeministri Kurti po bën përpjekje për një fitore të Pirros. Asociacioni/Zajednica tashmë s’është dilemë, madje s’e pengon përmbajtja por emri Zajednicë, dhe ky duhet të jetë pjesë e diskutimit brenda planit Franko-Gjerman dhe jo të zbatohet para tij!
Nëse Kurti pranon Zajednicën, qoftë edhe sipas Kushtetutës, ai së pari duhet ta pranojë se i ka humbur Kosovës 8 vite integrim, zhvillim, viza dhe besim në aleatët perëndimor dhe të kërkojë falje për gogolin e tij.
Amerikanët gjithmonë dhe në çdo takim kanë potencuar se asociacioni do të bëhet sipas kushtetutës.
KM Kurti po thotë se Plani Franko-Gjerman është bazë e mirë, por mos të harrojmë se ky plan s’ka njohje nga Serbia!
Pyetja legjitime që bëhet është: çfarë po fitojmë?
A na solli mentaliteti i Dimalave në krye me Kurtin në këtë pikë të regresit dhe disavantazhit diplomatik të Republikës së Kosovës?
Po! Fatkeqësisht, po!
Qasja gogoliste e Kurtit për dialogun në dekaden e fundit e ka rrezikuar skajshëm qëndrushmërinë e shtetit të Kosovës dhe ka shpërfaq dilema të mëdha në marrëdhënie ndërkombëtare.