Jose Mourinho është shkarkuar nga posti i trajnerit te Manchester Unitedi, ka konfirmuar klubi anglez përmes faqes zyrtare.
Ky shkarkim vjen pas humbjes prej 3 me 1 ndaj rivalit të përbetuar Liverpoolit, në të cilën dy gola kishte shënuar Xherdan Shaqiri.
“Manchester Unitedi konfirmon se trajneri Jose Mourinho e ka lënë klubin me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon Josen për punën e tij gjatë kohës në Manchester United dhe i dëshiron suksese për të ardhmen”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Unitedi bën të ditur se një menaxher i ri kujdestar do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, derisa klubi do të zhvillojë një proces të plotë për rekrutimin e një menaxheri të ri me kontratë të plotë.
Kujtojmë se Mourinho derisa sa mbante pozitën e trajner në United, po kërkohej nga klubet italiane dhe franceze, dy nga ato ishin Interi dhe PSG.