Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka një lidhje shumë të afërt me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ai ndan shpesh me ta fotografi dhe video nga jeta e përditshme, madje edhe detaje të ndryshme nga jeta personale.
Së fundmi, reperi me prejardhje nga Presheva publikoi një fotografi, të realizuar në një vizitë te varri i babait të tij të ndjerë pas pothuajse tri vitesh.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai thotë se kjo mungesë për te varri i tij u shkaktua pa dashjen e tij, megjithatë është i lumtur që e vizitoi atë për herë të parë si baba i një fëmije.
Po ashtu, ai ka bërë një betim mbi varrin e të atit, duke i premtuar atij se do ta rrisë djalin e tij, Guerilin, me të njëjtat tradita siç u rrit reperi nga babai i vet.
“Mirë se t’gjeta babë. M’fal që mungova tri vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do t’vimë edhe bashk’ babë. Ah Preshevë era që nuk e ndjeva askund”, kanë qenë fjalët e Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.
Reperi i njohur përndryshe ka treguar se shumicën e jetës e ka kaluar me nënën e tij, pasi babai i tij i ndjerë ka ndërruar jetë kur ai ishte shumë i vogël.