Gold AG flet pasi u bë baba: Gueril, do të rris ashtu siç i ka hije një prindi

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, të shtunën (28 nëntor) u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, mirëpritën djalin që e pagëzuan me emrin, Gueril.

Së fundmi, Gold AG ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan e po ashtu edhe miqtë dhe ndjekësit për urimet e tyre të përzemërta.

Ky është postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.

Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.

Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha. Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme