“Golden Eagle” ndan 28 mijë euro për rehabilitimin e 150 policëve në qendrën rehabilituese “Banja e Kllokotit”

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni “Golden Eagle” do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese “Banja e Kllokotit” për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur pronari i “Golden Eagle”, Shaqir Palushi.

“Ky donacion bëhet me kërkese të sindikatës së policisë së Kosovës, pasi nga ana e zyrës ligjore të Drejtorisë së PK nuk u aprovua kërkesa jonë për sigurim shëndetësorë të mbi 100 punonjësve policorë”, ka shkruar Palushi.

Ai ka thënë se vlera e këtij donacioni është 28500 euro.

Të ngjashme