“Në Golem, tek një pishinë, duke luajtur i vetëm, aksidentalisht, ka rënë në pishinë dhe është mbytur një i mitur 3 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale”, njoftoi policia lokale.
Mësohet se fëmijën e kishte marrë me vete gjyshja, në vendin e saj të punës, ku ndodhet edhe një pishinë. Në një moment, ajo konstaton se fëmija kishte humbur. I mituri më pas u gjet i mbytur në pishinë