Zjarr në një banesë në Golem, humb jetën një i moshuar

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Golem.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka rënë zjarr në banesën e një 85-vjeçari, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç”.

“Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme