Imagjinoni, goli i tretë i Ronaldos quhet vetëm një gol!
Çfarë budallalliku!!!
Kryetari i FIFA-s duhej të zbriste menjëherë në fushë dhe të thoshte:
“Na falni shokë e shoqe tifoza, kampionati me kaq përfundoi: Faleminderit zoti Putin për mikëpritjen!”
Pastaj të merrte biblibilin nga goja e arbitrit dhe t’i binte tri herë!
Ai gol ishte vepër arti, teknologji, psikologji, gjuhë ruse, spanjisht, mjekësi, arkitekturë, kozmologji.
Joga madje!
Operacion kirurgjikal me lazer !
Nuk kam parë gjë më perfekte ka disa ditë në këtë botë.
Çfarë filozofi i madh!
Na prishi kënaqësinë e kampionatit, çfarë të shohësh më!
O Zot, sa e bukur është perfektja, e sakta, profesionalja! Ajo që është sak ashtu dhe nuk mund të jetë ndryshe.
Cfarë misteri qënia njerëzore, truri i njeriut.
Hajde lexo përralla pastaj se roboti do të bëhet më i zoti se njeriu! Ku ka robot që e bën atë gol!
Eksperiment neuriopsiqiatrik në përmasa reale përpara dhjetra mijë vetëve në laborator dhe qindra milionë frymorëve tjerë në planet.
Jam i bindur se njeriu do të shkojë e zaptojë marsin e më tej !
E provoi ai në perfeksionin koherent midis trurit, këmbës, syrit, frymêmarrjes.
Pa asnjë aparat matës, pa mikroskop, pa stetoskop, pa goniometër, pa kompjuter.
Ndikimi i emocioneve mbi veprimin, zero. O Zot si mund ta kontrollosh veten në atë mënyrë që emocionet të mos ndikojnë asnjë milimetër matjen e distancave dhe kontrollin e tyre???
E bëka njeriu dot këtë?
I provoi njeriut se është kafsha me kapacitetet teknologjike që nuk mund të tejkalojë vetveten.