Ekipi anglez i Stok Sitit ka përzgjedhur një gol të shënuar nga ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, si më të mirin për sezonin që po lëmë pas.
Bëhet fjalë për golin spektakolar që lojtari i Zvicrës shënoi nga 30 metra në ndeshjen ndaj Hull Sitit.
Për faqen zyrtare të klubit, Shaqiri ka thënë se ndihet shumë i nderuar për çmimin e marrë.
“Është speciale për mua, pasi edhe vitin e kaluar e kam fituar këtë çmim. Do të mundohem që edhe vitin e ardhshëm të fitoj të njëjtin çmim”, deklaroi Shaqiri.
Ndërkaq ai ka shtuar se nuk është shumë i kënaqur me këtë sezon, duke shtuar se shpreson se edicionin 2017/2018 do të jetë shumë më i fortë.