Gomes dëshiron të largohet nga Barcelona

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 13:14 | Nga

Andre Gomes ka kërkuar largimin nga Barcelona. Ai nuk është i lumtur me trajtimin në “Camp Nou”.
U transferua me shumë bujë te Barcelona nga Valencia në vitin 2016, por pas vetëm dy sezoneve, Andre Gomes ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”.

Sipas “Mundo Deportivo” lojtari tashmë ia ka kumtuar lajmin drejtuesve të Barçës.

24 vjeçari, që ka bërë 75 paraqitje për Barcelonën dhe ka shënuar 3 gola, kërkohet nga disa klube nga Premierliga, teksa edhe Milani interesohet për portugezin.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka vendosur që ta lë të largohet, pasi nuk bën pjesë në planet e Ernesto Valverdes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme